Ata tentuan të iknin me veturë

Ata tentuan të iknin me veturë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës rreth mesnatës, pasi qarkullonin me armë pa leje.

Ka qenë një patrullë e policisë rrugore që ka kërkuar të ndalojë mjetin ku udhëtonin M. M, 39 vjeç dhe V. P, 34 vjeç, që të dy banues në Selenicë.

Këta të fundit nuk i janë bindur urdhrit të policisë dhe kanë shtuar shpejtësinë në përpjekje për t’u larguar. Menjëherë në ndjekje të mjetit janë vënë shërbimet e policisë vendore që kanë bërë të mundur bllokimin e dy personave në lagjen “28 Nëntori”.

Gjatë ndjekjes, dy personat kanë hedhur nga dritarja e makinës një pistoletë të tipi Bereta bashkë me një krehër fishekësh. Policia ndaloi menjëherë dy shtetasit, që akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë.