Për Parlamentin e ri voton sot Armenia

Për Parlamentin e ri voton sot Armenia

Armenët i janë drejtuar sot kutive të votimit për zgjedhjet e para legjislative të organizuara që nga miratimi i një reforme mjaft të diskutueshme kushtetuese, me qëllim për të transformuar këtë shtet të vogël të Kaukazit të Jugut në republikë parlamentare.

Ky proces zgjedhor është një test i rëndësishëm për demokracinë në këtë ish-republikë sovjetike prej 2,9 milionë banorë që nuk ka njohur një transferim të pushtetit ndaj opozitës nëpërmjet një procesi zgjedhor.

Qendrat e votimit, të monitoruara nga vëzhguesit ndërkombëtarë të Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE) u hapën rreth orës 04:00 GMT dhe pritet të mbyllen në orën 16:00 GMT.

Në total, pesë parti dhe katër koalicione janë në garë për 101 vende në Parlament.