Sot ndeshja Liverpool-Napoli

Sot ndeshja Liverpool-Napoli

Mbrojtësi i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold ka thënë se duhet të kenë kujdes nga kapiteni i Napolit, Lorenzo Insigne.

Ishte Insigne që shënoi në ndeshjen e fundit mes këtyre dy skuadrave.

Anglezi tha se italiani është lojtar i mirë dhe e ka krahasuar me yllin e Realit, Eden Hazard.

Është lojtar i mirë. Të këtij mendimi janë bashkëlojtarët dhe kundërshtarët. Është lojtar i shpejtë, fortë njësoi si Eden Hazard. Të luajmë kundër tij është test i vështirë, por këto ndeshje janë të pritshme në Ligën e Kampionëve. Napoli ka disa lojtarë të mirë dhe duhet të jemi gati”, deklaroi Arnold.

Liverpool dhe Napoli do të ndeshen sot në orën 21:00.