Kultivimi i arrës dhe lajthisë po zgjon interesim tek fermerët

Në “Start Up” diskutohet për kultivimin e arrës dhe lajthisë

Arra dhe lajthija po kultivohen në mënyrë të organizuar në mes të fermerëve në vend pasi që po e shohin si kulturë me levërdi për tregun vendorë dhe të jashtëm.

Naim Rrahmani, kryetar i Shoqatës së Kultivuesve të arrës në emisionin “Start Up” foli më shumë rreth kësaj teme.

Rrahmani tha se kultivimi i arrës në Kosovë ka filluar në mënyrë individuale dhe se suksesi i një fermeri ka ngjallë interesim tek individët tjerë që të merren me kultivimin e arrës.

Rrahmani tha se duke mos pasur përkrahjen e shtetit dhe duke parë vakumin informativ në vend rreth kultivimit të arrës, kanë hapur një shoqatë e cila merret me informimin rreth problemeve të ndryshme rreth kultivimit të kësaj kulture pa pagesë dhe se interesimi rreth kësaj po rritet dita e ditës më shumë.

Kultivuesja e arrës, Edona Thaçi -Selimi, në emisionin “Start Up” tha se ka rreth dy vite që kanë filluar që të merren me zhvillimin e fidaneve të ndryshme dhe vjet në nëntor kanë filluar me kultivimin e arrës me arsyen kryesore pasi që siç tha Edona pas disa hulumtimeve të tregut ka dalë që kultura e arrës njëherë edhe te ne por edhe në botë  është fitimprurëse.

“Kosova në përgjithësi e ka klimën e përshtatshme po edhe tokën e përshtatshme për kultivimin e fidaneve dhe arra bënë pjesë në to”, tha Thaçi- Selimi.

Ajo më tej tha se për investimin në fidane të arrës duhet të mendoni më shumë pasi që edhe ka kosto më të lartë dhe nevojitet edhe kohë më shumë.

Bashkim Gashi, kultivues i arrës cili ka një plantacion prej 190 trupave të mbjellura me fidane të arrave tregoi procesin se si bëhet kultivimi i tyre.

Gashi tha se fidani i arrës është i ndjeshëm ndaj ngricave edhe se fillimisht duhet që të merren informacione dhe pastaj të fillohet me kultivimin e arrës, shkruan rtv21.tv

Ai më tej tha se kryesisht fidanet e arrave i marrin nga Turqia dhe po ashtu tha se duhet që të shikohet mirë nëse fidanet janë në rregull dhe nuk janë me sëmundje sepse mund të dështoi plantacioni me to.

Kultivuesi tjetër i arrës, Sami Muharremaj tha se në vitin 2014 i kanë të mbjellur 335 trupa me arra në një hektarë dhe se deri tani është i kënaqur pasi që ka marrë fryte nga to.

Kurse rreth kultivimit të lajthisë foli fermeri, Naim Bajrami i cili tregoi më shumë rreth kësaj kulture. Bajrami tha se qysh nga viti i kaluar kanë filluar që të mbjellin lajthia dhe tregoi deri tani në Podujevë fermerët kanë mbjellur 7 hektarë më lajthi.

Ai tha se fidanet i ka importuar nga Kroacia dhe se deri tani janë të kënaqur me to pasi që kultura ka dhënë frytet e para.

Ai tregoi se fillimisht i kanë bërë disa analiza në vend nëse do të përshtatej kjo kulturë në Kosovë. “Klima në Kosovë i përshtatet vendit nga ku na importojmë fidanet dhe se deri tani gjithçka po shkon në rregull”, tha Bajrami./21Media

Back to top button