Gardianët e ndihmuan të arratiset

Gardianët e ndihmuan të arratiset

Policia e Kosovës ka arrestuar dy gardianë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë ndihmuar një person të arratiset nga burgu.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, i arratisuri i cili ishte duke vuajtur dënimin në burg për shkaqe shëndetësor më 2 qershor ishte transferuar në QKUK për trajtim mjekësor nën përkujdesje të dy gardianëve. Mirëpo pas dy ditësh i njëjti ka arritur të arratiset.

“I njëjti me 04.07.2019 ka arritur të arratiset dhe është larguar në drejtim të panjohur ndërsa dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Policia njoftoi se rasti është duke u hetuar./21Media