Të dyshuarit u dërguan në mbajtje

Të dyshuarit u dërguan në mbajtje

Janë arrestuar dy persona në fshatin Komoran të Drenasit, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë organizuar lojëra të fatit.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mbrëmë, ku në vendin e ngjarjes janë konfiskuar një shtëpizë kompjuterike, një diviar për kamera, rreth 200 euro para të gatshme dhe një telefon mobil.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./21Media