MPB aksion anti-drogë

MPB aksion anti-drogë

Me disa aksione, Policia e Maqedonisë së Veriut ka shpërbërë një grup kriminel që është marrë me blerjen dhe shitjen e marihuanës në Strugë, Ohër, Manastir, Veles dhe Tetovë.

Siç njoftoi zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski deri më tani janë privuar nga liria 10 persona.

Gjatë hetimit është konstatuar se grupin e ka udhëhequr LL. G 25 vjeç nga Struga, i cili ka qenë i angazhuar për blerjen, organizimin e transportit dhe distribuimin deri te dilerët e rrugës për shitje të mëtutjeshme dhe M.D. 23 vjeç nga Struga i cili drogën e ka fshehur në shtëpi në f. Bellicë të Epërme, ku është paketuar dhe dorëzuar për shitje të mëtutjeshme.

Sektori për pengimin e krimit të organizuar dhe serioz dhe sektori për kriminalistikë në koordinim me  SPB Ohër dhe PP Strugë, pengoi grup kriminel që merrej me blerjen, shitjen dhe distribuimin e  marihuanës. Në periudhën e mëparshme janë bërë disa bastisje dhe deri më tani janë privuar nga liria 10 dhjetë persona, te të cilët janë gjetur dhe sekuestruar 7 automjete, 1 motoçikletë, rreth 20 kilogramë marihuanë, lëndë tjera narkotike, armë dhe gjësende tjera në interes të hetimit”, u shpreh zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.