Operacione nga Policia dhe DHTQNJ

Operacione nga Policia dhe DHTQNJ

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ) në Mitrovicë, më datën 21 nëntor 2017, ka realizuar dy operacione policore, nën dyshimin e bazuar se persona të caktuar dyshohet se po kryenin veprat penale ‘marrje me prostitucion’ dhe ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’.

Sipas Policisë, operacionet policore janë realizuar në rajonin e Mitrovicës, ku DHTQNJ në Mitrovicë, ka arritur të bëjë arrestimin e 12 personave dhe identifikimin e një viktime të trafikimit.

Lidhur me këtë rast janë arrestuar:

H.M. lindur me 1971 m/sh/k

F.R. lindur me 1985 m/sh/k

F.F. lindur me 1955 m/sh/k

Sh.Sh. Sh. lindur me 1984  f/sh/k

S.Sh. lindur me 1968 m/sh/k

E.B. lindur me 1972 m/sh/k

D.H. lindur me 1961 m/sh/k

Xh. V. lindur me 1963 m/sh/k

Xh. H.  lindur me 1969 m/sh/k

H. lindur me 1966 m/sh/k

Sh. lindur me 1968 m/sh/k

M. lindur me 1969 m/sh/k

Të dyshuarit e arrestuar  me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, janë dërguar në gjykatën kompetente në procedurë të shpejtë, ndërsa viktima është trajtuar në bazë të procedurave vepruese.