2 persona dërgohen për ta vuajtur dënimin

2 persona dërgohen për ta vuajtur dënimin

Gjatë 24 orëve të fundit në rrugët e Kosovës kanë ndodhur 39 aksidente.

Policia e Kosovës njoftoi se nga këto aksidente, 14 prej tyre janë me të lënduar, ndërsa 25 prej tyre vetëm me dëme materiale.

Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me persona të vdekur.

Gjithsej 1 mijë e 379 tiketa trafiku janë shqiptuar për shkelësit e ligjit në komunikacion.

Policia ka arrestuar 14 persona gjatë këtyre 24 orëve, 6 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje, kurse 2 në vuajtje të dënimit./21Media