Arrestohen 219 ushtarakë turq

Për dyshimet në përfshirjen e grushtshtetit në vitin 2016

Prokurori publik turk urdhëroi arrestimin e 219 ushtarëve aktivë, duke përfshirë katër kolonelë dhe pesë nënkolonelë, njoftoi agjencia Anadolu.

Qeveria turke e ka fajësuar klerikun mysliman me qëndrim në SHBA, Fethullah Gylen, për përpjekjen e dështuar të grushtshtetit gjatë të cilit u vranë 250 vetë.

Gyleni e ka mohuar përfshirjen në grushtshtet. Autoritetet turke, deri më tani, kanë arrestuar mbi 50.000 vetë, duke përfshirë nëpunës civilë, gazetarë dhe mësimdhënës në përpjekje për të goditur mbështetësit e dyshuar të Gylenit.

Kritikët e presidentit Erdogan, e akuzojnë atë për përdorimin e grusht-shtetit të dështuar si një pretekst për të shuar mospajtimet.

Autoritetet turke thonë se masat janë të nevojshme për të luftuar kërcënimet e sigurisë kombëtare./21Media

Back to top button