34 aksidente për një ditë

34 aksidente për një ditë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shqiptuar 1 mijë e 47 gjoba për shoferët që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Sipas statistikave të përgjithshme të Policisë në këtë periudhë kohore kanë ndodhur 34 aksidente komunikacioni, prej të cilave 20 prej tyre ishin me të lënduar dhe 14 të tjera vetëm më dëme materiale, shkruan rtv21.tv.

Gjatë ditës së diel Policia e Kosovës ka arrestuar 25 persona, në mbajtje janë dërguar 11 ndërsa në vuajtje të dënimit 1 person./21Media