Dy u dërguan  në mbajtje, i treti u lirua

Dy u dërguan  në mbajtje, i treti u lirua

Tre persona të dyshuar janë arrestuar gjatë ditës së djeshme nga policia në Prapaqan të Deçanit pas një mosmarrëveshje pronësore që kishin.

Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit janë vëllezër.

“Njësia policore ka shoqëruar në stacionin policore tre të dyshuar meshkuj, pasi që të njëjtit kishin mosmarrëveshje pronësore. Të dyshuarit janë vëllezër”, ka njoftuar policia.

Sipas policisë gjatë kontrollimit të shtëpisë tek dy të dyshuarit është gjetur një armë zjarri AK-47 me 16 fishekë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt./21Media