Posedim i paautorizuar i substancave narkotike

Posedim i paautorizuar i substancave narkotike

Në Gjakovë dje rreth orës 23:45, Policia e Kosovës ka arrestuar 4 persona.

Ata u arrestuan pasi në momentin kur ishin ndaluar nga policia, nga vetura me të cilën kanë qenë duke udhëtuar, kishin hedhur një sasi të substancave narkotike.

Policia bëri të ditur se bëhet fjalë për dy cigare me marihuanë dhe një dozë e cila dyshohet të jetë kokainë.

“Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar edhe dy cigare tjera që dyshohet të jenë me marihuanë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media