Sekuestrohen 800 kg marihuanë

Sekuestrohen 800 kg marihuanë

Policia spanjolle ka arrestuar 4 shqiptarë nën akuzën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Tre prej tyre administronin një plantacion marihuane në rrethinat e qytetit katalonjas të Tortosës. Gjatë operacionit të policisë, dy prej të dyshuarve u gjetën teksa kujdeseshin për bimët narkotike, ndërsa i treti ndodhej brenda fermës ku edhe ata jetonin.

Sipërfaqja e mbjellë me rreth 1 mijë e 100 bimë hashashi ishte kamufluar mes të mbjellave të tjera dhe u diktua rastësisht nga një qytetar.

Policia sekuestroi deri 800 kilogramë marihuanë  me vlerë tregu deri në gjysmë milion euro. Autoritetet spanjolle thanë se kjo është sasia më e madhe e sekuestruar në vitet e fundit./21Media