4 persona kanë përfunduar në pranga gjatë një aksioni të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Mitrovicë

4 persona kanë përfunduar në pranga gjatë një aksioni të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Mitrovicë

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, NJHTQNJ në Mitrovicë, të mërkurën ka arrestuar katër persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale ‘trafikim me njerëz’, ‘shërbime seksuale të trafikimit’, ‘keqpërdorim seksual nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare’, ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë: Y. Q. (1993),E.E. (1992), A.Xh. (1989) dhe A.G. (1986), që të gjithë të kombësisë shqiptare.

Pas një hetimi të zhvilluar nga njësitet policore të PK-së dhe në zbatim të urdhëresës së gjykatës për kontroll janë kontrolluar dy lokacione shtëpi të të dyshuarve, ku është arrestuar i dyshuari i parë nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘trafikim me njerëz’, kurse tre të dyshimtët e tjerë janë arrestuar nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘shërbimet seksuale të trafikimit’.

Gjatë kontrollit në lokacione të caktuara në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë konfiskuar 12 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Me këtë rast janë identifikuar edhe dy viktima të trafikimit, të cilave u është ofruar ndihma sipas procedurave standarde vepruese për kujdesin ndaj viktimave të trafikimit.

Të arrestuarit me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore janë ndaluar për 48 orë./21Media