Të dyshuarit janë ndaluar pë 48 orë

Të dyshuarit janë ndaluar pë 48 orë

Njësitet relevante policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Ferizajt mbrëmë kanë realizuar një operacion i quajtur “Basti 2” ku janë kontrolluar tetë lokacione ky dyshohej se ushtrohej veprimtaria e kundërligjshme “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Operacioni nisi në ora 19:00 të ditës së djeshme dhe zgjati rreth orës 01:00 të ditës së sotme.

Gjatë kontrollimit të atyre lokaleve, nga ana e policisë janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale: tri aparate të kazinove, 15 shtëpiza të kompjuterit, 3 printerë të kompjuterit, 7 telefona celularë, para të gatshme në vlerë prej 570 euro dhe disa tiketa të printuara dhe material për shtypjen e tiketave të lojërave të fatit.

Për shkak se vepra penale “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” është e sanksionuar në bazë të Kodit Penal të Kosovës, gjatë zbatimit të këtij operacioni janë arrestuar gjashtë persona si të dyshuar, të cilët me vendim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj janë ndaluar për 48 orë./21Media