Gjatë kontrollit në banesën e tyre, u gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike

Gjatë kontrollit në banesën e tyre, u gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike

Policia e Korçës arrestoi në flagrancë shtetasit: D.L, 19 vjeç dhe Xh.L, 51 vjeç, (atë e bir), banues në fshatin Gjonomadh, Korçë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit që forcat e rendit ushtruan në mjetin tip “Volkswagen”, në lagjen nr.17, shtetasit D.L, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre në fshatin Gjonomadh, u gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Lidhur me këtë rast, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit” edhe ndaj shtetasit N.S, 40 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Gjonomadh./vizionplus