Arrestohen burrë e grua, përfituan 430 mijë euro duke mashtruar

Kjo ngjarje ka ndodhur në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë

Krimi ekonomik ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Exchange” në Tiranë, duke vënë në pranga Alfred dhe Ornela Alkun, burrë e grua, me akuzën e mashtrimit.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, iu kanë marrë shtetasve të ndryshëm shuma të konsiderueshme parash, në euro dhe valutë, me vlerë 430.000 euro. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 773.400 lekë; 450 euro; 100 dollarë; 350 funte.

Back to top button