Arrestohen dy kosovarë në Itali, dyshohet se po planifikonin sulm terrorist

Dy të rinj me origjinë kosovare, një burrë dhe një grua janë arrestuar pasi që dyshohet se janë stërvitur për të realizuar akte të dhunshme dhe ishin projektuar për të realizuar një atentat me eksploziv në emër të organizatës terroriste “Shteti Islamik”, raportojnë mediat italiane.
Për këtë motiv, më 15 qershor karabinerierët e Ros kanë ekzekutuar udhërndalimet e firmosura nga prokuroria e Trentos ndaj dy të hetuarve.
Të rinjtë po hetohen nga prokuroria e Trentos për shoqërim me qëllim terrorizmi ose përmbysje të rendit demokratik, regjistrim dhe trajnim për qëllime terroriste, përfshirë dhe terrorizmin ndërkombëtare, transmeton rtv21.tv.
Më 18 qershor, gjyqtari hetues i Gjykatës së Roveretos urdhëroi arrest shtëpie me byzylyk elektronik vetëm ndaj këtij burri.
Familja e tyre ishte integruar mjaft mirë në shoqërinë italiane, por ata ishin radikalizuar përmes propagandës së web. Pas kryerjes së atentatit ata do të largoheshin në Afrikë për t’u bashkuar me organizatën terroriste.
Gjatë operacionit u kryen disa kontrolle të cilat bënë të mundur sekuestrimin e pajisjeve kompjuterike dhe produkteve kimike – prekursorë për prodhimin e mjeteve shpërthyese./21Media

Back to top button