Dyshimet mbi një sulm terrorist

Dyshimet mbi një sulm terrorist

Dy persona janë arrestuar pasi dyshoheshin se po planifikonin një sulm terrorist në Holandë.

Prokuroria holandeze bëri me dije se në banesat e të dyshuarve janë gjetur disa objekte si sëpata, telefona, qarqe kompjuterike por nuk janë gjetur lëndë eksplozive ndërsa oficerët e policisë deklarojnë se informacioni për dy të dyshuarit e morën nga shërbimet e inteligjencës holandeze.

Dy të arrestuarit janë të moshave 20 dhe 34 vjeçare të cilët banonin në Zetermeer por ende nuk është bërë e ditur shënjestra e tyre./21Media