Policia ka konfiskuar gjithsej 1406 paketime të medikamenteve

Policia ka konfiskuar gjithsej 1406 paketime të medikamenteve

Dy persona sot janë arrestuar në Deçan, pasi që janë bërë kontrolle në dy barnatore ku dyshohej se posedonin dhe shisnin barna pa banderola të Republikës së Kosovës.

Në njërën barnatore janë konfiskuar 378 paketime të llojeve të ndryshme të medikamenteve dhe në barnatoren tjetër janë konfiskuar 1028 paketime të llojeve të ndryshme të medikamenteve, pra gjithsej 1406 paketime.

Policia e Kosovës, gjegjësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Pejë, e asistuar edhe nga Inspektoret Farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë ekzekutuar Urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë, Dega Deçan, për kontroll në dy barnatore që dyshohej se posedoni dhe shisnin barna pa banderola të Republikës së Kosovës. Në njërën barnatore janë konfiskuar 378 (treqind e shtatëdhjetë e tetë) paketime të llojeve të ndryshme të medikamenteve dhe në një barnatore tjetër janë konfiskuar 1028 (njëmijë e njëzet e tetë) paketime të llojeve të ndryshme të medikamenteve, pra gjithsej 1406 (një mijë e katër qind e gjashtë) paketime.“, bëhet e ditur në komunikatën e dërguar.

Të arrestuarit janë personat me inicialet: G.H (1957) dhe J.P (1986), të cilët me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./21Media