Arrestohen dy persona për ngjarjen në Istog

Njëri nga të arrestuarit vëllai i të dyshuarit që ka vdekur

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe dy persona të tjerë në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur sot në Istog,

Këtë për e ka konfirmuar Policia e Kosovës duke bërë të ditur se. se njëri prej të dyshuarve që është arrestuar është vëllai i të dyshuarit që ka vdekur në vendngjarje.

“Njëri nga personat e dyshuar tanimë të arrestuar (Y. M. ) është vëllau i të dyshuarit kryesor i vrarë në vendin e ngjarjes, ndërsa personi i dytë i arrestuar (U. M.) është i afërm i tyre.

Njësitet relevante policore me urdhëresë të Prokurorisë kompetente kanë kryer bastisje në dy lokacione, me ç’rast kanë konfiskuar një veturë e cila dyshohet të jetë e përdorur në rast si dhe disa pajisje elektronike-telefona, të cilat do të shërbejnë si dëshmi.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ngjarja e sotme në Istog ku mbetën të vrarë dy persona, polici Izet Demaj dhe një grabitës ka tronditur publikun. Sipas policisë një grabitës ka tentuar që të plaçkitë filialin e NLB Banës në Istog dhe në tentim për të ikur nga policia ka shkrepur me armë zjarri, ku ka mbetur i plagosur rëndë Demaj dhe si pasojë e plagëve të marra ka vdekur./21Media

Back to top button