Të dyshuarit janë arrestuar në rrugën “Fehmi Agani”

Të dyshuarit janë arrestuar në rrugën “Fehmi Agani”

Në muajin maj të këtij viti, menaxheri i “On Records” Met Elshani në lagjen ”Dardania” në Prishtinë ishte plagosur nga disa persona, shkruan rtv21.tv

Të dyshuarit për plagosjen e tij janë arrestuar sot pas disa muajve kërkimi nga Policia e Kosovës., shkruan rtv21.tv

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka treguar se për këtë rast janë arrestuar dy persona, të cilët aktualisht janë duke u intrevistuar.

Rreth orës 16:30 nga njësiti i reagimit të shpejt në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë janë arrestuar dy perosna te dyshuar (me inicialet A.L dhe D.K ), të cilët kanë qenë në kërkim policor për një rast “tentim vrasje”. Aktualisht hetuesi janë duke ndërmarrë të gjitha masat konform autorizimeve ligjore, ndërkohë që personat e dyshuar janë duke u intervistuar”, ka thënë Ahmeti. /21Media