Detaje të reja nga vrasja në Lipjan

Detaje të reja nga vrasja në Lipjan

Një person ka vdekur pas lëndimeve të marra nga përleshja me thika dje në qytetin e Lipjanit.

Lidhur me këtë rast policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se ka arrestuar dy persona.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar të cilët pas një përleshje fizike që kishin pas me viktimën mashkull K/Shqiptar me ndonjë mjet të mprehtë e kishin goditë atë i cili si pasoj e lëndimeve kishte ndërruar jetë në QKUK”, thuhet në raportin e policisë.

Si pasoj e rastit edhe dy të dyshuarit kanë pranuar tretmanë mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe prokurori i shtetit.

“Nga njësiti përkatës policor është gjetur dhe konfiskuar një thikë”, ka njoftuar policia.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Policia ka njoftuar se rasti vazhdon të hetohet./21Media