Arrestohen dy persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda në Austri

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, në aksione të ndara sot ka arrestuar dy persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda që kanë ndodhur në Austri.
Sipas njoftimit të Policisë Rastet kanë ndodhur në periudha të ndryshme kohore,(dhjetor 2022- janar 2023).
Puna e hetuesve rajonal, është finalizuar sot , ku pas marrjes së disa veprimeve operative në koordinim me Prokurorinë, Gjykatën themelore dhe hetuesit nga Republika e Austrisë, kanë arrestuar dy personat e dyshuar:
– L.B . mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
– I. V mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Pjesë e aksioneve ka qenë edhe kontrolli i katër lokacioneve, ku nga hetuesit janë gjetë dhe sekuestruar:
– stoli ari
-156 fishekë
-2 automjete etj.
Personat e dyshuar pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit janë në kërkim të personit të tretë të dyshuar i cili tash më është i identifikuar.
Back to top button