Aksion i Policisë në veri të Mitrovicës

Aksion i Policisë në veri të Mitrovicës

Në orët e hershme të mëngjesit Forca speciale të Policisë së Kosovës kanë ndërmarrë një aksion në veri të vendit me ç’rast janë arrestuar dy persona. Personat e arrestuar me urdhër të Gjykatës Speciale, dyshohet se janë të përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Gjatë këtij operacioni policia ka dështuar të arrestojë personin kryesor të kërkuar, shefin e operativës së policisë për rajonin e veriut, Zhelko Bojiq. Në një konferencë për media prokurori special Sylë Hoxha tha se ndaj personave për të cilët janë zgjeruar hetimet ka prova se kanë punuar dhe vepruar nën urdhrat e Milan Radojiçiqit dhe grupit të tij./21Media