Arrestohen dy persona, tentuan të transportonin 3 ton kokainë
29 Nëntor 2019
Tentuan të transportonin kokainë
Tentuan të transportonin kokainë
Dy persona tentuan të transportonin 3 ton kokainë me një nëndetëse afër brigjeve të Spanjës, por arrestohen nga policia spanjolle në brigjet e Galicias.
Autoritetet e zbuluan nëndetësen mbrëmjen e së shtunës afër brigjeve të Galicias në veri perëndim të Spanjës derisa me ndihmën e zhytësve, policia arriti të nxjerrë në portin e Aldan nëndetësen, ku dhe gjetën 152 pako kokainë me vlerë 100 milionë euro.
Nuk bëhet ende me dije se nga vinte lënda narkotike dhe se cili ishte destinacioni i saj./21Media