Arrestohen dy persona, trafikonin femra shqiptare

Viktimat janë dërguar për ekzaminim mjekësor

Policia e Kosovës sot gjatë ditës ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim të tri femrave shqiptare, në rajonin e Prizrenit/Dragashit.

“Policia e Kosovës gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve të saj në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë së përgjithshme, si dhe parandalimin e veprave penale, me datë 18.02.2019, rreth orës 01:30, në rajonin e Prizrenit/Dragash, ka identifikuar dhe ndaluar një veturë me targa vendore, me ç’rast pas një procesi të verifikimit dhe kontrollit në bashkëpunim me zyrtarë të drejtorisë së antitrafikimit me njerëz janë arrestuar dy (2) persona nën dyshimin për “trafikim me njerëz”, si dhe janë identifikuar tri viktima të trafikimit (të gjitha femra/shqiptare /kosovare)”, bëhet e ditur në komunikatën e policisë.

Personat e dyshuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit kompetent ndalohen për 48 orë. Viktimat janë derguar për ekzaminim mjekësor dhe janë ndërmarrë veprimet për strehimin e tyre sipas procedurave të parapara për raste të tilla./21Media

Back to top button