Të arrestuarit  dyshohen për kryerjen e veprës penale “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”

Të arrestuarit  dyshohen për kryerjen e veprës penale “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”

Dy drejtuesit e mjeteve të cilët shkaktuan aksidentin me dy viktima pasditen e djeshme në Tiranë janë arrestuar nga policia rrugore.

Në pranga u vunë shtetasit, Edmond Murati 36 vjeç dhe Etjon Lazri 31 vjeç.

Arrestimi në flagrancë u krye pasi dyshohen për kryerjen e veprës penale “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”.

“Më datë 02.01.2020, rreth orës 15.00, në rrugën “Xhanfize Keko”,  shtetasi E.M, ka qenë duke drejtuar automjetin tip Volksëagen  me targa AA 758 YZ i cili ka qenë duke udhetuar nga Porcelani në drejtim të sheshit “Shtraus”  dhe  është përplasur me automjetin tip Volksëagen me ngjyrë gri me taraga AA 544 SX e drejtuar nga shtetasi E. L, ku si pasojë e perplasjes automjeti me targa AA544SX ka aksidentuar këmbësorët shtetasen H. S dhe shtetasin E. B, të cilët kanë qenë duke ecur ne trotuar, ku si pasoje e goditjes kanë gjetur vdekjen ne vend”, sqaron policia.

Materialet ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve për  veprime të metejshme./ oranews