Zbulohet karteli i drogës në Greqi

Zbulohet karteli i drogës në Greqi

Një kartel i madh droge që funksiononte kryesisht në periferi të Athinës është zbuluar nga Policia e Atikës.

Policia bëri të ditur se karteli përbëhej nga shtatë bandat që punonin nën drejtimin e dy organizatave kriminale.

Deri më tani, janë arrestuar 22 persona, 20 grekë dhe dy shtetas shqiptarë, ndërsa policia tha se më shumë se 50 njerëz ishin të përfshirë në kartel, raporton Ekathimerini.

Arrestimet u bënë gjatë bastisjeve në 20 shtëpi gjatë ditëve të fundit. Policia tha se sekuestroi sasi të kokainës, heroinës dhe kanabisit, 42 mijë euro para të gatshme, gjashtë vetura, pistoleta, fishekë si dhe makineri për të përpunuar kokainën.

Lënda narkotike shpërndahej kryesisht në Akarnes dhe Ano Liosia, por edhe në zona të tjera në të gjithë Attikën, si Nea Philadelphia, Maroussi, Psychiko, Filothei, Spata, Athina qendrore, Pireva, Glyfada, Vari dhe Spata./oranews