Konfiskohen substanca narkotike të llojit kokainë në Gjilan

Konfiskohen substanca narkotike të llojit kokainë në Gjilan

Gjatë kontrollit të një veture të tipit ‘Audi’ në Gjilan është gjetur dhe konfiskuar  substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë në peshë 56.4 gramë, po ashtu janë konfiskuar edhe 4-telefona, 90 € dhe 980-dinar, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Kjo ngjarje ka ndodhur në mbrëmjen e 19 gushtit, nga janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, shtetas të Serbisë, të cilët me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./21Media