Të dyshuarit janë ndaluar në polici për 48 orë

Të dyshuarit janë ndaluar në polici për 48 orë

Hetuesit e Sektorit të hetimeve rajonale të Ferizajt, mbrëmë kanë arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale grabitje me armë.

Rasti kishte ndodhur më 02.09.2019 rreth orës 08:15 minuta në filialën e bankës Reiffeisen në Shtime, ku katër persona të dyshuar dhe të maskuar kanë hyrë me forcë në lokalet e bankës dhe nën kërcënim të armëve, nga punëtorja kishin marrë rreth 2500 euro dhe 300 franga zvicerane dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Lidhur me rastin janë arrestuar personat e dyshuar A.L. 37 vjeçar dhe K.H. 41 vjeçar të cilët janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës.

Policia rajonale e Ferizajt përmes një komunikate për media, ka njoftuar se si prova materiale janë konfiskuar dy vetura me targa vendore, të cilat bashkë me provat tjera do t’i bashkangjiten lëndës.

Janë duke vazhduar hetimet edhe për personat tjerë të dyshuar të këtij grupi të cilët janë të njohur për policinë.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarëve është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë./21Media