Arrestohen dy të dyshuara për përfshirje në prostitucion

Të dyshuarat janë ndaluar prej 48 orësh për procedura të mëtejme

Policia e Kosovës ka arrestuar në Prishtinë dy të dyshuara për përfshirje në prostitucion, shkruan rtv21.tv

“Pas hetimeve të vazhdueshme dhe një pune operacionale taktike policore, Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Prishtinë e Policisë së Kosovës me datën 29.01.2019, nën dyshimin për kryerje të veprimtarisë penale ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’ dhe ‘ofrim i lokaleve për prostitucion-bashkëkryerje’, ka arrestuar dy të dyshuara femra shqiptare kosovare.

A. lindur me 1984          femër/shqiptare/kosovare
B. lindur me 2000          femër/shqiptare/kosovare”, thuhet në komunikatën e dërguar për media.

Me aktvendim të prokurorisë kompetente të dyshuarat janë ndaluar prej 48 orësh për procedura të mëtejme./21Media

Back to top button