Gjobëvënia e ka zanafillën nga një konflikt banal

Gjobëvënia e ka zanafillën nga një konflikt banal

Dy të rinj nga Vlora ranë në prangat e policisë, pasi kërcënuan një 46 vjeçar se nëse nuk do t’u paguante 100 mijë euro do ta vrisnin.

Endri Beqiraj dhe Juli Rrokaj do të përballen me akuzën e gjobëvëniës.

Arrestimi i të rinjve u bë në momentin kur ata po prisnin për të marr shumën e parave  në fshatin Qishbardhë të Vlorës.

Sipas policisë, prej disa muajsh nëpërmjet telefonit ata kërcënonin 46-vjecarin duke synuar t’i merrnin atij shumën prej 100 mijë eurosh.

Madje ditët e fundit të arrestuarit e kishin kërcënuar edhe me jetë nëse nuk do të jepte paratë. Pasi morën denoncimin, policia organizuan planin e arrestimit të dy gjobëvënësve.

Nga të dhënat e Prokurorisë mësohet se gjobëvënia e ka zanafillën në një konflikt banal mes 46-vjecarit nga Vlora dhe Endri Beqirajt.