Arrestohen dy vëllezër në Prizren

Në shtëpinë e tyre u gjet drogë

Pas një pune operative zhvilluar nga Policia e Kosovës është identifikuar dhe lokalizuar shtëpia e dy vëllezërve të dyshuar, të cilët në pronësi mbanin substanca të dyshuar narkotike.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:40 në rrugën ”Kasembeg” në Prizren.

“Me urdhrin e Gjyqtarit të procedurës paraprake, është kontrolluar-bastisë lokacioni në fjalë me ç’ rast janë gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë”, në peshë totale 587.49 gr., një peshore elektronike, një bateri me elektroshok me mbishkrimin ,,POLICE”, dhe një skelet i armës automatike me tytë”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë.

Dy personat e dyshuar pas arrestimit dhe intervistimit me vendimin e Prokurorit, dërgohen në qendrën e mbajtjes./21Media

Back to top button