Arrestohen dy vëllezër në Vushtrri

U arrestuan për vjedhje

Policia e Kosovës ka arrestuar të premtën dy persona të dyshuar për vjedhje, në fshatin Stanovc të Ultë në Vushtrri.

Të dyshuarit kishin pranuar fajin.

“Pas një pune hetimore zhvilluar nga policia, janë arrestuar dy të dyshuar vëllezër meshkuj K/Shqiptarë, të cilët në një përudhe kohore afërsisht prej një muaji, kanë pranuar se kanë kryer tetë (8) raste vjedhje nga personat-viktimat e ndryshëm të cilat janë të proceduara në polici”, thuhet në raportin e policisë.

Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohen në qendrën e mbajtjes./21Media

Back to top button