Arrestohen edhe tre persona për sulmin në Manchester

Policia raporton se janë arrestuar edhe tre persona të dyshuar për sulmin tragjik në qytetin anglez

Tre meshkuj janë arrestuar të mërkurën në Manchester në një hetim për sulmin me bombë i cili vrau 22 njerëz  në një koncert në qytetin anglez, raporton policia vendase, shkruan reutters, transmeton rtv21.tv

Policia ka njoftuar se të dyshuarit janë arrestuar sot në pjesën jugore të qytetit,

Dje, policia e ka arrestuar një të dyshuar 23 vjeçar dhe tha se sulmuesi vetëvrasës, 22 vjeçari Salman Abedi, ishte vrarë gjatë sulmit të pardjeshëm./21Media

 

Back to top button