Policia gjen veturën 27 mijë euroshe

Policia gjen veturën 27 mijë euroshe

Policia e Kosovës njofton se ka gjetur një veturë e cila i ishte vjedhur një qytetari në Pejë më 24 shtator të këtij viti.

Vetura ishte e tipit “Mercedës Benz A200. Ndërsa viktima kishte deklaruar se vlera e veturës ishte 27 mijë euro.

Policia e Kosovës ka njoftuar se lidhur me rastin ka arrestuar 6 persona.

Me datën 19.10.2019, nga ora 06:00 Policia e Kosovës, konkretisht, Stacioni Policor Pejë, në bazë te urdhëresës se Gjykatës Themelore – Pejë , në përkrahje edhe të njësiteve tjera, ka realizuar bastisjen dhe kontrollin e shtëpive të personave të dyshuar në pesë lokacione në komunën e Vushtrrisë.
Gjatë bastisjes janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar:

• Y.K. (1978) m / k / shqiptar
• Xh.K. (1981) m / k / shqiptar
• B.H. (1984) m / k / shqiptar
• A.K. (1976) m / k / shqiptar
• A.K. (1997) m / k / shqiptar
• A.M. (1979) m / k / shqiptar”, thuhet në njoftimin e policisë

Po ashtu bëhet e ditur se në shtëpinë e të dyshuarit të parë dhe të dytë, janë gjetur dhe konfiskuar një armë ‘AK47’, një pistoletë dhe 30 fishekë të kal.7.62×39 mm dhe 7.65 mm. Në po të njëjtën shtëpi, është gjetur edhe një jelek antiplumb dhe një peshore për matjen e substancave narkotike.

“Për armët e gjetura Stacioni Policor Vushtrri, ka iniciuar rastin ‘’Mbajtje në pronësi, kontrolle të pa autorizuar të armëve’. Gjatë kontrollimit të shtëpisë së të dyshuarit të gjashtë, është gjetur dhe konfiskuar një sasi e narkotikeve që dyshohet se është e llojit marihuanë dhe rasti do të iniciohet nga njësiti përkatës i antidrogës. Janë intervistuar të dyshuarit e lartcekur dhe pas intervistimit Prokurori i shtetit të gjithë të dyshuarave ju ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë. Vetura e viktimës është gjetur dhe konfiskuar dhe e njëjta pas ekzaminimit i është kthyer prapa në posedim pronarit legjitim. ”  thuhet tutje në njoftim

Policia po ashtu njofton se është përpiluar Kallëzimi Penal kundër të dyshuarve dhe është proceduar në Prokurorin Themelore Pejë./21Media