Arrestohen katër persona në Prizren

Dyshohen se kanë kryer vepër penale

Janë arrestuar katër persona të dyshuar për vjedhje në Prizren.

Me datën 10 dhjetor në Prizren hetuesit policorë të stacionit policor Veri, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë katër persona të dyshuar (A. D., G. M., M. J. dhe A. J.) , të cilët dyshohet të kenë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë në tentativë”.

Personat tashmë të arrestuar dyshohet të jenë përfshirë në një rast të ndodhur me 10.12.2018 në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, ku të njëjtit kanë hapur derën e një firme dhe në mënyrë të paligjshme ku kanë arritur të marrin gjësende të ndryshme, me vlerë rreth 40 mijë euro sipas deklaratës së viktimës, vepër kjo e mbetur në tentativë.

Sipas policisë ldhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, duke përfshirë intervistimin e personave të dyshuar, ku pas intervistimit të njëjtit me urdhër të prokurorit të shtetit u është shqiptuar masa e arrestit për 48 orë./21Media

Back to top button