Parregullsi në procesin e votimit, reagon policia

Parregullsi në procesin e votimit, reagon policia

Janë arrestuar katër persona të dyshuar për keqpërdorime të votës gjatë ditës së zgjedhjeve.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit Vesel Gashi. Ai tha se katër persona të dyshuar janë arrestuar nga policia për fotografim të votës.

Ekipet kompetente janë duke u marrë me intervistimin e të dyshuarve dhe sipas procedurave me urdhër të prokurorit personat janë ndaluar.

Sipas DnV-së vetëm deri në orën 9:30 janë shënuar 29 raste të fotografimit të votës në 23 vendvotime./21Media