Të dyshuarit kanë pranuar se kanë kryer në bashkëveprim grabitjen

Të dyshuarit kanë pranuar se kanë kryer në bashkëveprim grabitjen

Katër persona janë arrestuar sot në Prizren, pasi kanë kryer veprën penale “grabitje”. Rasti kishte ndodhur më 7 qershor të këtij viti në zonën e përgjegjësisë së Stacioni Policor të Prizrenit.

Hetuesit policorë të Stacionit Policor në Prizren, si rezultat i zhvillimit të hetimeve për zbardhjen e veprave penale, pas një pune intensive kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë katër persona të dyshuar për përfshirje në një rast të veprës penale ‘grabitje’, rast i ndodhur me 7 qershor 2019 në zonën e përgjegjësisë së Stacionit Policor në Prizren. Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, me 11 qershor 2019, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar katër persona të dyshuar: D. D. 18 vjeçar, A. T. 18 vjeçar, R. A. 20 vjeçar, S. H., 17 vjeçare.”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Më tutje bëhet e ditur që te të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një boks hekuri dhe para të gatshme, 880 euro.

Të dyshuarit nën prezencën e prindërve dhe të avokatëve kanë pranuar se kanë kryer veprën në bashkëveprim. Kështu ata janë ndaluar me aktvendim mbi ndalimin e personave të arrestuar./21Media