Arrestohen katër persona të dyshuar për terrorizëm

4 persona kanë përfunduar në pranga pas një aksioni të policisë

Policia e Kosovës, sot ka realizuar një operacion të gjerë policor të mbështetur edhe në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për urdhër kontroll në pesë lokacione të ndryshme, që përfshijnë regjionin e Prishtinës, Gjilanit dhe Ferizajt.

Operacioni policor është realizuar mbi dyshimet e bazuara të përfshirjes së disa personave të dyshuar në veprat penale ‘përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

Veprimet policore kanë rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar, R. S. ( 1961), H.H. 1966, B. K. viti i lindjes 1958, dhe S. B. 1971.

Pas intervistimit të personave të dyshuar, prokurori ka nxjerrë aktvendim për ndalim 48 orë ndaj të dyshuarit (R.S.) dhe (S.B.), ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Vlen të potencohet se gjatë kontrollit të shtëpive janë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi: 1 revole me karikator dhe 2 fishekë, 1 pushkë ajrore, 7 fishekë të gjuetisë,1 shtëpizë e kompjuterit, 6 telefona celularë, disa fletore, USB, etj.

Back to top button