Të gjithë të arrestuarit janë me kombësi shqiptare

Të gjithë të arrestuarit janë me kombësi shqiptare

Policia spanjolle ka arrestuar katër persona, që dyshohen se janë përgjegjës për grabitjet e shtëpive të futbollisteve, që jetojnë në Madrid.

Gjatë muajve të fundit, shtëpitë e disa prej lojtarëve të Atletico-së dhe Real Madrid-it janë grabitur derisa ata ishin në fushën e gjelbër, përcjell rtv21.tv

Sipas AS, të gjithë të arrestuarit janë me kombësi shqiptare. Njëri prej tyre me inicialet M.Z ishte arrestuar edhe më herët në vitit 2007, pasi ishte pjesë e një bande që sulmoi biznesmenin, Jose Luis Moreno.

Policia ishte në gjendje të rikuperojë një numër të madh të xhevahireve të vjedhura, 10,000 euro para të gatshme dhe disa sende të tjera me vlerë, duke përfshirë edhe medaljen e Ligës së Kampionëve të Thomas Partey, i cili e zuri vendin e dytë, me Atletico Madrid, gjatë sezonit 2015/16.

Disa prej shtëpive që kjo bandë ka grabitur janë shtëpitë e Thomas Partey, Casemiros, Alvaro Morata, Lucas Vazquez, Isco dhe Zidane./21Media