Arrestohen katër të dyshuar për vjedhje në Vushtrri

Cak i vjedhjes ka qenë një shtëpi private

Dje në Vushtrri janë arrestuar katër persona të dyshuar, dy nga të cilët janë të mitur, për përfshirje në vepër penale ‘vjedhje e rëndë’. Siç bëhet e ditur përmes një komunikate të Policisë, cak i vjedhjes ka qenë një shtëpi private, nga ku ishin vjedhur stoli ari me një vlerë të konsiderueshme.

Katër personat e dyshuar kanë vjedhur stoli ari në vlerë (tre mijë) 3000 euro, (njëqind) 100 euro para të gatshme dhe një telefon në vlerë (tetëdhjetë) 80 euro.

“Në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar stoli ari dhe gjësende të ndryshme, të cilat pas procedurave të nevojshme i janë kthyer pronarit. Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit dy të dyshuarve të parë u është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar për procedurë të rregullt.”, bëhet e ditur në komunikatën e Policisë./21Media

Back to top button