Keqpërdorën pozitën zyrtare

Keqpërdorën pozitën zyrtare

Policia e Kosovës konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), ka arrestuar një gjyqtar dhe një zyrtar policor të dyshuar për “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “marrje ryshfeti” dhe “ushtrim i ndikimit”.

Pas pesë muajve të zhvillimit të hetimeve profesionale dhe aplikimit të masave të përcaktuara sipas KPPRKS-së, nga hetuesit rajonal për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Prishtinë ka siguruar informacione relevante që kanë pasqyruar abuzimin e funksioneve gjyqsore, gjegjësisht veprime që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit. Gjatë aplikimit të masave dhe veprimeve hetimore janë siguruar dëshmi të bazuara për inkriminimin e dy zyrtarëve; një gjyqtari në Departamentin Penal të Gjykatës Themelore në Skenderaj (potencuar më lartë) dhe të një zyrtari policor“, bëhet e ditur në njoftimin e policisë.