Të dyshuarit po kryenin veprimtari të kundërligjshme

Të dyshuarit po kryenin veprimtari të kundërligjshme

Policia e Kosovës, ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e personave të dyshuar.

Operacioni policor është zhvilluar në rajonin e Mitrovicës, në tri lokacione të ndryshme, ku dyshohej se personat e dyshuar po kryenin veprimtarinë e kundërligjshme, duke kryer veprën penale ‘marrje me prostitucion’.

Personat e arrestuar në këtë rast janë: M. L. lindur me 1987 m/s/k, M.L  lindur me 1988 m/s/k, S. S. lindur me 1974 m/s/k, F. S. lindur me 1997 m/sh/k, F. M. m.sh.k lindur me 1981 m/sh/k dhe  F. R. lindur me 1977 m/sh/k

Personat e dyshuar të arrestuar dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘marrje me prostitucion’, nga neni 7 i ligjit  03/L-142.  Të dyshuarit janë dërguar në gjykatën kompetente në procedurë të shpejtë.