Dyshohen për nëntë vjedhje

Dyshohen për nëntë vjedhje

Dy persona janë arrestuar nga policia e Shqipërisë për një sërë vjedhjesh të kryera në Vlorë.

Policia raporton se: “Pas një vëzhgimi prej pothuajse 2 muajsh gjatë operacionit “Portofoli”, ranë në pranga 53-vjeçari me iniciale A. T., i dënuar më parë për vjedhje dhe 52-vjeçari me iniciale E. P., i dënuar më parë për falsifikim dokumentesh, të dy banues në Fier”.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur portofolat (kuletat) e dy shtetasve pranë poliklinikës së qytetit.

• Më datë 02.09.2019, në këtë poliklinikë në Vlorë, i kanë vjedhur portofolin nga xhepi shtetasit K. L., dhe i kanë marrë 8 000 lekë.

• Më datë 09.09.2019, në të njëjtin vend kanë vjedhur nga xhepi portofolin e shtetasit H. B., nga i cili kanë marrë 4 000 lekë

Pas hetimit 2 mujor të policisë ka rezultuar se dy të arrestuarit shtetasit janë autorë të dyshuar për kryerjen e 7 vjedhjeve të tjera në qytet.

• Më datë 26.06.2019, në lagjen “Isa Boletini” Vlorë, i kanë vjedhur portofolin shtetasit E. H.

• Më datë 18.07.2019, në lagjen “29 Nëntori” Vlorë, i kanë vjedhur portofolin shtetases V. H., ku dyshohet se kanë marrë 25 000 lekë dhe 250 euro.

• Më datë 02.07.2019, dyshohet se i kanë vjedhur shtetases norvegjeze H. R., portofolin me 45 000 lekë.

• Më datë 22.06.2019, pranë një marketi, dyshohet se i kanë vjedhur portofolin shtetasit P. N., me një sasi parash prej 400 000 lekësh.

• Më datë 27.02.2019, dyshohet se i kanë vjedhur shtetasit G. M., portofolin me mjete identifikuese brenda.

• Më datë 30.01.2019, në Novoselë, dyshohet se i kanë vjedhur shtetasit F. A., portofolin me një sasi parash prej 4 000 eurosh.

• Më datë 11.01.2019, në ambientet e Spitalit Rajonal Vlorë, dyshohet se i kanë vjedhur shtetases M. Sh., një sasi parash rreth 50 000 lekë dhe 500 euro.

Seksioni i Hetimit të Krimeve ka zbuluar se shtetasit A. T. dhe E. P., i kanë kryer këto veprimtari vjedhjesh kryesisht në ambiente ose mjedise ku ofroheshin shërbime publike, me qëllim që të përfitonin nga grumbullimi i njerëzve./oranews