Sekuestrohet një armë e tipit AK 47

Sekuestrohet një armë e tipit AK 47

Drejtoria e Policisë Rajonale- Prizren ka njoftuar se dje pasdite ka pranuar një informacion për gjuajte me armë zjarri në rrugën transite në afërsi të lagjes ‘Petrovë’.

Policia ka arritur të ndalojnë një automjet të dyshimtë të tipit BMW, ngjyrë e bardhë me targa vendore, ku gjatë kontrollimit kanë vërejtur gjurmë të dëmtimit të automjetit që dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit.

“Nga hetimet e para të filluara Policia ka arritur të mësojë identitetin e personave të dyshuar, ka bërë kontrollimin e zonës dhe me njoftimin e prokurorit përveç bastisjes së automjetit, janë bastisur edhe shtëpitë e personave të dyshimtë, ku në njërin lokacion Policia ka gjetur dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 (një) armë të tipit AK 47, 1 (një) karikator dhe 15 fishekë të kalibrit 7.62. Gjithashtu në cilësinë e provës është sekuestruar edhe automjeti i tipit BMW, ngjyrë e bardhë me targa vendore si dhe një motoçikletë e tipit Skuter.

Personat e dyshuar të arrestuar në këtë rast janë: D.K. lindur me 1992 m/sh/k, Sh. K.  lindur me 1994 m/sh/k, M.Xh. lindur me 1994 m/sh/k.

Në këtë operacion Policia me urdhër të prokurorit kompetent ka ndaluar në mbajtje tre personat e dyshimtë për 48 orë, të cilët dyshohet se janë përfshirë në incidentin e gjuajtjes me armë zjarri, ku njëri nga të dyshimtit ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimit nga arma e zjarrit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas tyre, rasti është cilësuar si vrasje në tentativë./21Media