Konfiskohet një armë automatike

Konfiskohet një armë automatike

Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar në Prishtinë, pasi që tek të njëjtit pas kontrollit është gjetur dhe konfiskuar sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë me peshë 4.8 gramë.

Kontrollimi dhe arrestimi i tyre është bërë dje rreth orës 15:00-17:00.

Policia njoftoi se me urdhër të prokurorit është kontrolluar shtëpia e njërit nga të dyshuarit ku gjatë kontrollit në oborr dhe në shtëpinë e tij është gjetur dhe është konfiskuar një armë automatike AK-, 51 fishekë, 938.2 gram marihuanë të ndara në tri paketime, një peshore elektronike, një paketim me qese të vogla të zbarëta, si dhe nga të dyshuarit tjerë janë konfiskuar një motoçikletë, dy telefona dhe para të gatshme.

Pas intervistimit të dyshuarit me urdhër të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje./21Media