Arrestohen tre shqiptarë në Itali

 

Policia e Milanos ka arrestuar tre shtetas shqiptarë, dy burra dhe një grua, të moshës 34 dhe 35 vjeç, për posedim të mbi 5 kilogramë heroinë, rreth 8 kilogramë kokainë dhe 20 mijë euro para cash, shkruajnë mediat italiane.

Oficerët e Policisë Hekurudhore pas kontrollit në një makinë që ngjallte dyshime dhe që mbante një çift shtetasish shqiptarë, gjetën në pronësi rreth 1 kilogram heroinë.

Më pas, policët kontrolluan shtëpinë nga e cila ishin parë të dy duke u larguar, një apartament i vendosur në Rho, ku banonte një shtetas tjetër shqiptar, të cilit iu gjetën mbi 4 kg heroinë, rreth gjysmë kilogram kokainë dhe 20 mijë euro cash, shirita me hobe precize, rreth 8 kilogramë substanca prerëse, materiale paketimi dhe celularë të ndryshëm, raportojnë mediat përtej Adriatikut./oranews

Back to top button